Site icon Telegrafi

Ndarja e shpërblimeve filmike dhe televizive: Damat e njohura në veshjen më të mirë! (Foto)

Ndarja tradicionale vjetore e 22-ta me radhë e shpërblimeve filmike dhe televizive Critics’Choice Awards është mbajtur në Santa Monika, Kaliforni.

Hollywoodi i ka identifikuar dhe zgjedhur momentet më të mira të produksionit filmik dhe televiziv.

Për herë të parë në histori, ceremonia është mbajtur në dhjetor, jo në janarin tradicional, transmeton Telegrafi.

Ndër top-tre filma të nominuar bëjnë pjesë La La Land, me Ema Stoun dhe Rajan Golsing, si edhe filmat Arrival dhe Moonlight.

Ngjarja solemne ka tubuar emra të mëdhenj të industrisë filmike, ndërsa damat e njohura me ngulm janë përpjekur që me stajlingun e tyre të jenë në qendër të vëmendjes.

Në vijim, shikoni fotografitë në galerinë nën këtë tekst:

 

 

 

 

Exit mobile version