Udhëtarët e aeroplanit që fluturonte nga San Francisko për në Idaho, është dashur të intervenojnë që ta ndalojnë gruan e paemëruar, që donte ta hapte derën e kabinës.

Anëtarët e ekuipazhit ende nuk kishin arritur, kur njëri prej të pranishmëve dhe ktheu në shpinë, për ta mbajtur në një pozitë që nuk mund të lëvizë, transmeton Telegrafi.


“Ishte e qetë dhe normale gjatë tërë kohës, nuk di pse deshi ta bënte këtë veprim të ndaluar”, ka thënë njëri prej udhëtarëve që e kishte pasur pranë.

Mësohet se fluturimi është kryer pa ndërprerje, ndërsa pas aterrimit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ku pritet t’i nënshtrohet edhe një ekzaminimi mendor. /Telegrafi/