LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një i dyshuar në Jarinje, kërkohej për përfshirje në disa vepra penale

Ndalohet një i dyshuar në Jarinje, kërkohej për përfshirje në disa vepra penale
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj të marte në orët e mbrëmjes, në pikëkalimin kufitar Jarinje është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.

“I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si: krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit”, njofton Policia e Kosovës.

Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.


“Sot, në orët e mbrëmjes në pikëkalimin kufitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.