Ndalim qarkullimi në Rogovë për shkak të punimeve në rrugë

Drejtoria për Infrastrukturë e Komunës së Gjakovës ka njoftuar se sot do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve në fshatin Rogovë, për shkak të punimeve në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës që lidh magjistralen me urën e fshatit, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit, ndalimi i qarkullimit do të zgjasë deri në orën 20:00, ndërsa qytetarët janë ftuar që të tregojnë mirëkuptim gjatë kohës sa do të zhvillohen punimet.
Ky projekt është pjesë e investimeve komunale për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat rurale të Gjakovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































