LAJMI I FUNDIT:

Ndaleni televizorin!

Ndaleni televizorin!

Rezultatet e ekipit hulumtues të Universitetit Leicester England, kanë treguar se pas vetëm dy javësh pushimi nga ndjekja e televizorit, të hulumtuarve u është përmirësuar kualiteti i jetës.

Të shumta janë arsyet pse duhet të ndalet televizori. Para së gjithash, rezultatet e ekipit hulumtues të Universitetit Leicester England, kanë treguar se pas vetëm dy javësh pushimi nga ndjekja e televizorit, të hulumtuarve u është përmirësuar kualiteti i jetës.

Në fakt, pjesëmarrësit në këtë hulumtim kanë filluar të shkojnë më herët në shtrat dhe të zgjohen, po kështu, më herët në mëngjes, me ç’rast janë ndier më të freskët dhe të ngopur me gjumë.

Dhe, ç’është më e rëndësishmja – kanë filluar jetë më aktive shoqërore, më shpesh kanë dalë dhe janë shoqëruar me miqtë. /Telegrafi/