LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 11 grante për biznese dhe komuna

Ndahen 11 grante për biznese dhe komuna

Njëmbëdhjetë përfitues, përfshirë tetë biznese dhe tri komuna të Kosovës kanë përfituar grante për implementimin e projekteve të vogla me ndikim të shpejtë.

Të gjitha këto grante u ndanë në ceremoninë përmbyllëse zyrtare për Akademinë për Zhvillim II të organizuar nga Instituti Riinvest.

Drejtori ekzekutiv në Riinvest, Lumir Abdixhiku tha se projektet zhvillimore të zbatuara përfshijnë ndërtimin e punëtorive për përpunimin e pemëve dhe perimeve, përpunimin e bimëve mjekuese në çajëra natyralë etj…


Komunat përfituese janë komuna e Podujevës, komuna e Obiliqit dhe komuna Shtimes si dhe tetë biznese të vogla në rajonin ekonomik qendër.

Sipas Abdixhikut komponenta më e rëndësishmja e gjithë projektit ka qenë mundësia që u është dhënë bizneseve dhe komunave për të aplikuar dhe fituar grante, të cilat përqendrohen në përmirësimin e kushteve ekonomike të akterëve rajonalë.

Përfaqësuesit e komunave përfituese u shprehen falënderues për këto grante. Grantet për komunat ishin nga 12 mijë e 500 euro për realizimin e projekteve me bashkëfinancim ndërsa grantet për biznese ishin nga 10 mijë euro. /Telegrafi/