NBA: Heat dhe Spurs gati për testin vendimtar

Tifozët e basketbollit tashmë janë të ngazëllyer nga ajo çfarë kanë parë në serinë finale, të mbushur me lëkundje dhe drama ngacmuese.
Ekipet kanë rritur nivelin e tyre, duke bërë lojëra të jashtëzakonshme dhe duke shfaqur në atletizëm që ka arritur kulmin me fitoren e Miamit në lojën shtesë gjatë të martës, që barazoi serinë finale në 3-3.
Me gjithçka që pritet të vendoset në ndeshjen e shtatë, miliona njerëz mezi presin këtë takim, ndeshjen e shtatë finale, te e cila rrallë herë arrihet.
“Ata janë dy fjalët më të mira në sportet ekipore, Ndeshja e Shtatë. Djelmoshat tanë nuk synojnë ndeshje më pak të rëndësishme se kjo”.
“Ne kërkojmë ndeshje të cilat janë më me kuptim. Dhe nuk ka asgjë më të madhe se Ndeshja e Shtatë”, ka thënë trajneri i Miamit, Erik Spoelstra.
Miami ishte favoriti kryesor për ta mbrojtur titullin, të cilin e fitoi edhe sezonin e kaluar. Heat po thuajse ishin të pandalshëm gjatë sezonit të rregullt, duke fituar numër rekord prej 66 ndeshjesh, përfshirë 27 ndeshje radhazi, që është seria e dytë më e gjatë në histori të NBA-së.
Me LeBron James, lojtarin më të mirë dhe yllin më të madh të këtij sporti për momentin, që është në kulmin e tij, dhe me lojtarët si Dwayne Wade dhe Chris Bosh, “Treshja e Madhe” e Heat dukej sikur nuk do ta kishin problem të triumfojnë këtë sezon.
Po, Spurs, që janë në kërkim të titullit të pestë që nga viti 1999, u janë përgjigjur Heat në mënyrën më të mirën me treshen e tyre Tim Duncan, Tony Parker dhe Manu Ginobili. Si ish-kampionë, tre veteranët shfrytëzuan përvojën e tyre për ta çuar ekipin në prag të shpalljes kampion në ndeshjet e kaluara dhe pritet të tregojnë veten edhe në takimin e sotëm.
Derisa emocionet e finales janë të detyruara “të presin”, përfshihuni në diskutimin për fituesin e mundshëm duke shkruar në hapësirën për komente. Kush sipas jush do të jetë kampioni i ri i NBA-së? /Telegrafi/




















































