LAJMI I FUNDIT:

Naumovski: Do i largoja të gjitha fasadat nga projekti “Shkupi 2014”

Naumovski: Do i largoja të gjitha fasadat nga projekti “Shkupi 2014”

Qeveria e re nuk duhet të kalkulojë me përqindje rreth harxhimeve për rrënimin e objekteve nga projekti “Shkupi 2014”, por duhet saktësisht të precizojë sa kushton rrënimi i një ndërtese në këmbim të mirëmbajtjes së saj, tha për Makfax Nikolla Naumovski, pjesë e “Sheshi Liria”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Naumovski i cili kishte protestuar kundër ndërtimit të projektit “Shkupi 2014”, në lidhje me deklaratën e Zoran Zaevit se nuk do të prekë përmendoret dhe ndërtesat nga ky projekt, tha se funksionarë të ndryshëm të LSDM-së publikojnë përqindje të ndryshme rreth vlerës së rrënimit dhe mirëmbajtjes së objekteve.

“Do t’i largoja të gjitha fasadat nga Shkupi 2014, jo vetëm një”, tha Naumovski. Ai pret nga ministri i kulturës, Robert Allagjozovski, të mos lejojë që edhe një gjeneratë të mësojë për Qosen dhe të vizitojnë muzeun e OBRM-së (Organizata për Bashkimin e Republikës së Maqedonisë)./Telegrafi/