Natural 100% - Tashmë i disponueshëm në shumë barnatore në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë

Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve.
Nga tryezat e përditshme familjare deri te momentet e veçanta, "Natural 100%" po bëhet një pjesë e pandashme e stilit të shëndetshëm të jetesës, duke sjellë freski dhe shije të pastër natyrale.
Ajo që e veçon "Natural 100%" është zgjerimi përtej rafteve të zakonshme të pijeve, duke gjetur vend të merituar edhe në barnatore - hap që e lidh drejtpërdrejt me shëndetin dhe besimin e konsumatorëve. Sot, ai mund të gjendet në barnatoret në Maqedoninë e Veriut, si dhe në shumë barnatore të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë, duke dëshmuar se nuk është vetëm pije, por një partner i përditshëm në rrugën drejt një jete më të shëndetshme.
E veçanta që e bën këtë sukses edhe më domethënës është fakti se Natural 100% është prodhim nga Kosova, i krijuar me përkushtim nga kompania Frutex, një emër i njohur që po e vendos Kosovën gjithnjë e më fuqishëm në hartën e brendeve rajonale me cilësi të lartë.



















































