NATO ndërpret mbështetjen për autoritetet afgane
NATO njoftoi pezullimin e të gjithë mbështetjes për autoritetet afgane dhe bëri thirrje për “respektim të normave dhe standardeve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare në të gjitha rrethanat”.
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s u takuan për të diskutuar “ngjarjet e rënda në Afganistan”, ndërsa pas takimi lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u kërkuar autoriteteve në vendin e shkatërruar nga lufta të “respektojnë dhe lehtësojnë” largimin e sigurt dhe të rregullt të “qytetarëve tanë, shtetasve të vendeve partnere, si dhe afganëve në rrezik”.
Ministrat gjithashtu u zotuan të mbajnë “koordinim të ngushtë operacional” gjatë përpjekjeve të evakuimit në aeroportin e Kabulit.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve në Afganistan të punojnë me mirëbesim për të krijuar një qeveri përfshirëse dhe përfaqësuese, përfshirë edhe me pjesëmarrjen kuptimplote të grave dhe grupeve të pakicave”, thuhet në deklaratë, transmeton Anadolu Agency.
Gjithashtu, në deklaratë nxiten autoritetet “të mbrojnë të drejtat e njeriut të të gjithë afganëve, veçanërisht grave, fëmijëve dhe pakicave” në vend.
Mbështetja e sundimit të ligjit dhe lejimi i qasjes së papenguar humanitare janë gjithashtu ndër detyrimet ndërkombëtare të Afganistanit, vunë në dukje ministrat.
Talebanët morën kontrollin e Afganistanit pasi morën Kabulin më 15 gusht, duke detyruar presidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të largoheshin nga vendi.
Pushtimi i papritur ka shkaktuar një nxitim për të ikur nga Afganistani, përfshirë civilët që ndihmuan ushtarët ose grupet e huaja dhe tani kanë frikë nga hakmarrja e talebanëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?