LAJMI I FUNDIT:

Natasha Kandiq: Vuçiqi t’iu kërkoj falje publike familjarëve të viktimave nga Kosova

Natasha Kandiq: Vuçiqi t’iu kërkoj falje publike familjarëve të viktimave nga Kosova

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD), Natasha Kandiq, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht e jo në dhoma të mbyllura.

“Pranimi publik i fajit nuk mund të bëhet në takim të mbyllur. Pranimi publik i fajit nënkupton që duhet t’iu drejtohesh familjarëve të viktimave. Kërkon falje publike dhe merr përgjegjësinë dhe kjo nuk bëhet në takim të mbyllur që më pas dikush nga pjesëmarrësit thotë se presidenti ka kërkuar falje”, ka Kandiq përcjell Telegrafi.

“Kjo çfarë është bërë nuk i kontribuon procesit të përballjes me të kaluarën dhe assesi nuk i kontribuon asaj për të cilën ne po punojmë prej 20 vitesh”.


“Vuçiqi të mos mbajë një minutë heshtje e të mos bëjë nderime por të kërkojë falje publikisht dhe të merr përgjegjësi në cilësi të Presidentit të Shtetit”.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD) ka thënë se duhet të sqarohen rrethanat e zhdukjes së personave për të mundësuar gjetjen e trupave.

Kandiq thotë se në varrezën masive të Batajnicës, trupave nuk u është bërë obduksioni për të konstatuar shkaqet e vdekjeve.

Rrëfimi i ish-ushtarit serb që pa zhvarrosjen e kufomave në Izbicë: Traktori nxirrte trupat, pastaj i vendosnin në kamionin ushtarak
Lexo po ashtu Rrëfimi i ish-ushtarit serb që pa zhvarrosjen e kufomave në Izbicë: Traktori nxirrte trupat, pastaj i vendosnin në kamionin ushtarak

“Kjo ka qenë njëra nga mënyrat për të fshehur atë që kanë dëshmuar mbetjet mortore. Mbetjet mortore kanë treguar në fakt se vdekjet kanë qenë të dhunshme dhe se në shumicën e rasteve ato kanë ardhur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga afërsia”, thotë me tej Natasha Kandiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori