LAJMI I FUNDIT:

Nata e parë në tenda, protestuesit e opozitës qëndrojnë në shesh

Nata e parë në tenda, protestuesit e opozitës qëndrojnë në shesh

Edhe pse në numër disa herë më të vogël nga të pranishmit në protestë, në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike nuk munguan protestuesit gjatë mbrëmjes.

Organizatorët ishin kujdesur për gjithçka, që nga ushqimi, te muzika, për të cilën disa herë është kujdesur dhe vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e deri te ngrohja.

Kishte nga ata protestues, që orët i kalonin duke kërcyer.‎ Të tjerë duke luajtur me letra, apo duke luajtur shah.


Mes protestuesve ka qëndruar edhe bashkëshortja e kreut të opozitës, bashkë me deputetët e kësaj force politike. Ndërsa vëmendje tërhoqi dhe prania e kampionit të mundjes, Elis Guri.

Rreth orës 2 pas mesnate, në hapësirën ndarëse mes çadrës dhe godinës së Kryeministrisë u vendos një gardh hekuri, por sipas organizatorëve jo prej tyre, por nga policia, e cila ishte e pranishme gjatë të gjithë natës me dy patrulla.

Basha, i cili qëndroi deri në orët e para të mëngjesit, u kujdes që të takohej me të gjithë protestuesit, e të mbante ndezur te ta frymën e protestës, pasi siç ai vet pohon, tashmë protesta është e tyre.

“Kur ndodhesh para një force dhe energjie të tillë, pak rëndësi ka sa mirë apo sa dobët e ke planifikuar. Realisht masat nga shtabi i protestës ishin marrë, por ajo që i ka dhënë energji dhe zemër protestës janë vet njerëzit”, është shprehur Basha.

Nga ana tjetër, vet protestuesit shprehen të vendosur të qëndrojnë. Agimi i ka dhënë fund natës së parë të protestës së opozitës, një natë e kaluar në qetësi. Por me bindjen te protestuesit se nuk do të jetë e fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori