Nasim Haradinaj në Speciale: E kam firmosur, por as që e kam lexuar aktakuzën

Ka nisur seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj Nasim Haradinajt.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ka firmosur aktakuzën, por që nuk ka marrë mundin të lexojë.
Në seancën që ka nisur në orën 11:00, Haradinaj u pyet nëse ka pranuar aktakuzën dhe nëse e ka marrë në gjuhën që e kupton.
“Kam nënshkruar një dokument që e kam parë që është aktakuzë, por të them të drejtën as që e kam lexuar”, tha Haradinaj.
Haradinaj akuzohet për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të dhënave të Speciales. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































