LAJMI I FUNDIT:

Narcisistët nuk vuajnë nga stresi dhe depresioni

Narcisistët nuk vuajnë nga stresi dhe depresioni

Individët të cilët kanë trajta të narcisizmit janë më pak të prirë të vuajnë nga stresi apo depresioni.

Hulumtuesit anglezë kanë kryer një hulumtim për të eksploruar se si narcisizmi mund të ndikojë në mirëqenien mendore të një personi, transmeton Telegrafi.

Sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane, personaliteti narcisist karakterizohet me brenga të tepërta për vetveten dhe mbivlerësim të vetvetes.


Sidoqoftë, hulumtuesit argumentojnë se të qenit narcisist i ka edhe përfitimet e veta.

Ata kanë pohuar se atributet që gjenden mes individëve me narcisizëm grandioz, duke përfshirë vetëbesimin dhe orientimin pas synimeve, mund t’ua reduktojnë narcisistëve simptomat e depresionit dhe stresit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori