Genoa thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë euro nga Napoli për sulmuesin sensacional polak, Krzysztof Piatek.

Piatek u transferua në verë te Genoa për një shifër të ulët prej 4.5 milionë eurosh.


Por, ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar pasi deri më tani në Serie A ka shënuar nëntë gola dhe katër tjerë në Kupën e Italisë.

Kjo formë e lartë dhe golat e shumtë të shënuar kanë bërë që Piatek të vështrohet me kujdes nga klubet më të mëdha evropiane.

Piatek

Sipas mediumit Rai Sport, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, u takua me homologun e tij të Genoas, Enrico Preziosi, disa javë më parë, ku ai paraqiti ofertën.

Mendohej se klubi Rossoblu do të mbajë polakun deri në qershor, por mediumi italian raporton se pronari i tij nuk do të pranojë as 50 milionë euro për të.

23-vjeçari, i cili nuk arriti të shënojë kundër Juventusit të shtunën, gjithashtu është lidhur me Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munich dhe Borussia Dortmundin. /Telegrafi/

telegrafi sport app