Napoli ka zgjedhur mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj para italianit Lorenzo Tonelli në skuadrën e tyre për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Hysaj dhe Tonelli, të dy përfunduan duke qëndruar te Napoli pasi afati kalimtar u mbyll të hënën, por nuk dihej nëse do të kenë vend në skuadrën e Napolit.


Megjithatë, mbrojtësi shqiptar ka fituar garën me kolegun italian dhe ka zënë një vend në listën e skuadrës për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Hysaj është njëri nga lojtarët më të vjetër në ekipin e Napolit, por ai ka mbetur mbrapa Kevin Malcuit dhe Giovanni Di Lorenzon në zgjedhjet e krahut të djathtë.

Hysaj Napoli1  1 Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi spanjoll, Fernando Llorente konfirmohet si numri 9 i klubit pas transferimit të tij të lirë në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Napoli do të luajë ndaj Red Bull Salzburg, Racing Genk dhe kampionëve evropianë të Liverpooli në Grupin E.

Portierët: Karnezis, Meret, Ospina.Mbrojtësit: Di Lorenzo, Ghoulam, Hysaj, Koulibaly, Luperto, Maksimovic, Malcuit, Manolas, Mario Rui.Mesfushorët: Allan, Elmas, Fabian Ruiz, Gaetano, Zielinski.Sulmuesit: Callejon, Insigne, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Younes./Telegrafi/

telegrafi sport app