Napoli ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Milanit, pasi kanë triumfuar 2-1 në San Siro.

Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi mysafirëve nga Napoli, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola të shpejt duke befasuar kështu Milanin.


Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave, teksa ishte Lorenzo Insigne, i cili shënoi një supergol pas asistimit të Dries Mertens.

insigne

Pas vetëm tre minutave, Napoli gjeti edhe golin e dytë me anë të Jose Callejon, i cili shënoi nga afërsia, ku edhe ky u asistua nga Mertens.

callejon1

Në vazhdim të pjesës së parë djelmoshat e Vincenzo Montellas ngritën nivelin e tyre duke shënuar edhe një gol me anë të Juraj Kuckas, i cili shënoi në minutën e 37-të pas gabimit të Lorenzo Tonellit dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

kucka

Në pjesën e dytë skuadrat ishin të barabarta me Milanin që kërkonte medoemos golin e barazimit, ndërsa Napoli dëshironte golin e qetësisë.

Por, asnjëra nuk mundi ta gjej dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, me Napolin që shënoi një fitore të madhe për t’i qëndruar pranë Juventusit dhe Romës në dy pozitat e para.

Napoli1

Pas kësaj fitore, Napoli ka 44 pikë në vendin e tretë, po aq sa Roma në të dytin dhe një më pak se Juventusi lider, teksa në javën e ardhshme e pret Palermon në shtëpi, ndërsa Milani renditet e pesta me 37 pikë dhe luan në udhëtim ndaj Udineses. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x599efx_sport

https://twitter.com/Y8han_B/status/822903422521397248

telegrafi sport app