Zyrtare: Napoli njofton rikthimin e Milikit në stërvitje

Napoli konfirmon zyrtarisht se Akradiusz Milik, mund të kthehet të stërvitet me skuadrën, pasi një lëndimi që e mbajti larg fushave për disa muaj.
Sulmuesi polak ka qenë jashtë fushave të blerta që nga tetori, me lëndimin e ligamentit kruciat, por sot iu nënshtrua testeve për të përcaktuar nëse ai është i aftë për t'u kthyer.
Tani, Napoli ka konfirmuar zyrtarisht se reprezentuesi polak mund të kthehet në trajnim, që do të thotë se ai mund të kthehet në fushë së shpejti, përcjell Telegrafi.

Nga
Telegrafi
12/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































