Napoli e ka konfirmuar se Elseid Hysaj i është nënshtruar testeve mjekësore për të zbuluar se ka një tërheqje të lehtë të ligamentit, pas ndeshjes me Cagliarin.

Mbrojtësi anësor e lëshoi fushën në “Arena Sardegna” të dielën në minutën e 80-të.


Napoli ka njoftuar se ai ka një tërheqje në gjurin e djathtë.

GettyImages 1199712896 Elseid Hysaj te Napoli (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

"Elseid Hysaj, i cili u zëvendësua për shkak të një dëmtimi gjatë ndeshjes Cagliari-Napoli dje, iu nënshtrua sot testeve klinike".

"Zbulohet i një shkallë e vogël tërheqje të ligamentit të gjurit të djathtë", thuhet në njoftim.

26-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke gjetur vend në formacion, pas largimit të Carlo Ancelottit.

GettyImages 1197928492 Napoli vs Inter (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Napoli nuk e ka konfirmuar shkallën e dëmtimit, por ai mund të humbasë ndeshjen e rëndësishme kundër Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit kundër Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë më 5 mars. /Telegrafi/

telegrafi sport app