Napoli 0-2 Atalanta: Berisha fantastik, Hysaj me paraqitje solide (Foto)

Atalanta ka fituar ndaj Napolit me rezultat 2-0.
Etrit Berisha e ka fituar ndeshjen e shqiptarëve ndaj Elseid Hysajt, pasi Atalanta u tregua e fortë në ‘Stadio San Paolo’.
Golat në këtë takim për skuadrën e Gan Piero Gasperinit i shënoi qendërmbrojtësi Mattia Caldara (28’, 70’).
Në këtë lojë për 90 minuta mbrojti Berisha, i cili ishte ndër më të mirët e ndeshjes duke u vlerësuar me notën 8.0.
Ndërsa, në anë tjetër nuk mund të thuhet ashtu edhe për Hysajn, i cili u zëvendësua në minutën e 79, dhe pati paraqitje solide duke u notuar me 6.4. /Telegrafi/
Nota e Hysajt dhe Napolit:
Nota e Berishës dhe Atalantas:

Nga
Telegrafi
25/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































