Radja Nainggolan shënoi dy gola, por u kërkoi falje tifozëve të Romës për gabimin e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.

Giallorossët fituan 4-2 në mbrëmjen e së mërkurës ndaj Reds, por u eliminuan në fund me rezultat përfundimtar 7-6 në dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.


Mesfushori belg, Nainggolan shënoi dy gola për ekipin italian, por bëri një gabim tek goli i parë i Reds i shënuar nga Sadio Mane.

Kjo ka bërë që belgu të ndihet fajtor dhe të kërkoj falje tek tifozët pas ndeshjes.

"Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi..." shkroi fillimisht Nainggolan në profilin e tij në Instagram.

"Më vjen keq për gabimin që peshonte rëndë në rezultatin përfundimtar..."

"Ne vazhdojmë përpara... Forca Roma", përfundoi mesfushori belg.

Megjithatë, sezoni i Romës mund të cilësohet i suksesshëm, pasi përveç që gjendet mes katër më të mirëve të Evropës, është afër të sigurojë edhe kualifikimin për sezonin e ardhshëm me vendin e tretë në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app