LAJMI I FUNDIT:

Nagavci reagon pasi Gjykata doli kundër MASHTI-t në lidhje me reformën në arsim: Do ta analizoj me kujdes vendimin

Nagavci reagon pasi Gjykata doli kundër MASHTI-t në lidhje me reformën në arsim: Do ta analizoj me kujdes vendimin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ka tejkaluar kompetencat dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale.

Ky vendim ngjalli reagime të shumta nga akterët e përfshirë në këtë rast dhe më gjerë.


Së fundmi, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila thotë se askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta e shkollimit.

“E drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet asnjë fëmije, nga askush. Është obligimi im kushtetues, profesional e moral që të angazhohem për realizimin e të drejtës për arsim për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh ku ata jetojnë”.

Gjykata rrëzoi vendimin e MASHTI-t për reformën e arsimit në Kamenicë, Kastrati kërkon dorëheqjen e Nagavcit
Lexo po ashtu Gjykata rrëzoi vendimin e MASHTI-t për reformën e arsimit në Kamenicë, Kastrati kërkon dorëheqjen e Nagavcit

Nagavci ka thënë se nxënësit nuk mund të mbesin peng i mosmarrëveshjeve mes Kryetarit të Komunës dhe komunitetit ku jetojnë.

“Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar, për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës e kam marrë pasi dështuan të gjitha përpjekjet që një hap i tillë të ndërmirret nga kryetari i Komunës. Si Qeveri kemi obligim të sigurojmë vijimin e shkollës për të gjithë nxënësit dhe nuk mund të lejojmë që ata të bëhen peng i mosmarrëveshjeve në mes të Kryetarit të Komunës dhe komunitetit ku jetojnë”.

Ajo ka thënë se rreth 100 nxënësve në fshatin Busavatë iu është bërë shkelja e të drejtave.

“Me marrjen e vendimit për mësim të përshpejtuar, 441 fëmijë në Komunën e Kamenicës janë rikthyer në bankat shkollore pas më shumë se 7 muajve. Rreth 100 nxënës të fshatit Busavatë për dy vite nuk kanë vijuar mësimin. Kjo është shkelje e të drejtave të fëmijëve, është papërgjegjësi, është e patolerueshme dhe e pafalshme”.

Ministrja e Arsimit në fund ka thënë se do të analizojë me kujdes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka mbetur në qëndrimet e saj se nuk toleron shkeljen e të drejtave të fëmijëve.

“Vendimin e GjK-së do ta analizoj me kujdes në ditët në vijim, por mbetem e bindur se mosveprimi nga ana ime në rastin e Kamenicës do te ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve, shkelje e së drejtës kushtetuese për arsim, shkelje e konventave ndërkombëtare dhe në dëm të interesit të fëmijëve. Një gjë të tillë nuk mund ta toleroj as si ministre, as si nënë e as si profesioniste”, deklaroi tutje Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori