LAJMI I FUNDIT:

Nagavci premton asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Nagavci premton asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, u.d. presidentin, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, kanë takuar përfaqësuesit e dy shoqatave të autizmit në Kosovë: Shoqata Autizmi dhe Autizmi flet.

Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit është e përkushtuar për të siguruar mundësi të denjë arsimore për nxënësit autikë dhe për të promovuar përfshirjen e fëmijëve me autizëm, në programet e arsimit të fëmijërisë së hershme.

Tutje është zotuar se gjatë mandatit të saj do të punohet në trajnimin dhe angazhimin e asistentëve në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta, në mënyrë që të mos ketë asnjë ngecje gjatë procesit mësimor.


Ndër të tjera, ministrja inkurajoi të gjithë që të mësojnë më shumë rreth autizmit dhe mënyrave për të mbështetur individët në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre, si dhe për të ndihmuar në formimin e një rrethi në të cilin të gjithë njerëzit, përfshirë ata me autizëm, të pranohen për atë që janë.

Përfaqësuesit e shoqatave të autizmit ishin të shoqëruar edhe nga një numër i fëmijëve dhe prindërve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori