Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila tha se ministri Arben Vitia ka amnistuar nga karantina aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që vlerësohen si raste psikiatrike.
Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci ka thënë se Kadrijaj nuk do duhej të publikonte të dhënat e pacientëve me diagnozë shëndetësore.
“Në përpjekje për të goditur pa të drejtë ministrin e shëndetësisë, zt. Arben Vitia, deputetja e AAK Time Kadrijaj, paska publikuar një dokument zyrtar me të gjitha të dhënat e pacientëve përfshi dhe të dhënat e diagnozës shëndetësorë. I njëjti postim qenka publikuar si lajm dhe nga disa media online”, shkruan Nagavci.
Sipas deputetes së nënkryetares së LVV-së, Kadrijaj ka bërë veprim të jashtëligjshëm në shpërndarjen e informatës në fjalë. Ndërsa e ka cilësuar si veprim të duhur, vendimin e ministrit Arben Vitia.
“Në dokument shifet se shënon qartë se vendimi është marrë pas konfirmimit dhe vlerësimit shëndetësor të ekipit specialistik, se të gjithë personat e liruar nga karantina duhet të shkojnë në vet izolim dhe të respektojnë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHP. Kjo nuk e ka penguar as znj. Kadrijaj e as disa portale të shpërndajnë jashtëligjshëm këtë informatë”, thotë më tej, transmeton Telegrafi.
Nagavci i ka bërë thirrje deputetes së AAK-së ta heq dokumentin e shpërndarë sepse thotë se është i ndaluar edhe me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Përpos që është mjeke me profesion dhe do duhej ta dinte se kjo deklaratë bie ndesh me etikën profesionale, si deputete znj. Kadrijaj do duhej të dinte se publikimi i këtyre të dhënave është i ndaluar edhe me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. I bëj thirrje Znj. Kadrijaj që menjëherë të largoj postimin dhe të kërkoj falje për këtë gabim. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë dhe mediat që e kanë publikuar të njëjtën”, thekson Nagavci.
“Me shpresën që beteja politike dhe ambicia për pushtet të mos ndikojnë në humbjen e plotë të arsyes dhe etikës, ju lutem të kurseni të paktën personat që as nuk janë të përfshirë e sidomos pacientët e kategoritë më të ndjeshme”, ka shkruar ajo në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa