Rafael Nadal është martuar me partneren e tij, Mery Perello, me të cilën është në lidhje qe 14 vite.

Ceremonia martesore është zhvilluar të shtunën në Majorka, gjegjësisht në pronën më të shtrenjtë në Spanjë - kështjellën La Fortaleza.


Rreth 350 mysafirë kanë qenë të pranishëm në dasmën e yllit të tenisit, ku padyshim se nuk kanë munguar personalitete të njohura.

rafael1 (Foto: SplashNews)

33-vjeçari dhe 31-vjeçarja janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa u fejuan në maj të vitit 2018.

Në faqet rozë dhe në mediat sociale janë shpërndarë fotografi të shumta nga ceremonia martesore e çiftit të njohur. /Telegrafi/

rafa1 (Foto: SplashNews)

rafa2 (Foto: SplashNews)

rafa3 (Foto: SplashNews)

rafa4 (Foto: Solarpix)

rafa5 (Foto: Solarpix)