Rap-artisti i ri i skenës, Abbi, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

"Na na" titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.


Kënga është punuar nga Radical Records, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Abbi.

abi1

"Na na" vjen për fansat edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Islam Beci dhe Elisah Voli .

Ky projekt, duket të jetë një tjetër sukses i radhës për rap-artistin e ri nga Mitrovica, që tashmë ka filluar të rrëmbejë edhe vëmendje mediatike.

Muajt në vazhdim, ai pritet të sjellë për fansat edhe disa këngë të reja. /Telegrafi/