LAJMI I FUNDIT:

“Na martoi një hoxhë”, deklarata para hetuesve e 16-vjeçares që dyshohet se u abuzua seksualisht nga mjeku Dervish Hasi

“Na martoi një hoxhë”, deklarata para hetuesve e 16-vjeçares që dyshohet se u abuzua seksualisht nga mjeku Dervish Hasi

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas dëshmisë së 16-vjeçares, e cila u mor në pyetje pas arrestimit të mjekut Dervish Hasi.

Vajza pohon se është njohur me mjekun në moshën 14-vjeçare dhe pasi kanë komunikuar kanë filluar ta pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo shton se është martuar me mjekun nga një hoxhë sipas një dokumenti të quajtur “nikah”.

Sipas dëshmisë, vajza ka thënë se ka kryer marrëdhënie me konsensus pasi mbushi 16-vjeç.


Sipas dosjes hetimore, më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslimane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë.

“Ra në dashuri me 16-vjeçaren”, Jazexhi: Mjekun Dervish Hasi donin ta rekrutonin si spiun
Lexo po ashtu “Ra në dashuri me 16-vjeçaren”, Jazexhi: Mjekun Dervish Hasi donin ta rekrutonin si spiun

Ajo pohon faktin se në moshën 14-vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije Hasit moshën e saj 14 vjeçare, pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri- tjetrit.

Pas një viti, përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin tek banesa e tij, raporton TCH.

Vajza e di se mjeku është i martuar me një partnere dhe se ka dhe dy partnere të tjera. Ajo deklaron se me dy prej tyre njihet dhe me një nuk njihet.

Ajo pohon faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit më datë 16.01.2024.

Deklaron se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe, rreth para një viti.

Ajo deklaron se përdor medikamente për tiroiden dhe aneminë. Po ashtu, deklaron se së fundmi nuk ka pasur situata stresi, përpos atyre të streseve të përditshëm për shkak të provimeve në shkollë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori