Myrto Uzuni është duke kaluar një super formë me Granadan në La Liga 2, ku deri më tani ka shënuar 15 gola.
Sulmuesi i kombëtares realizoi gol edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Villarreal B, me cilin mbetet lider në renditjen e golashënuesve në La Liga 2.
Në një intervistë për SuperSport, Uzuni sqaroi një detaj të rëndësishëm në kontratën e tij, ku ka të shkruar edhe klauzolën e lirimit.
“Edhe në afatin e janarit ka pasur interes nga Liga Premier dhe La Liga, por nuk dua të nxitohem dhe të bëj gabim”.
“Tani kam një klauzolë 14 milionë euro, ndërsa në La Liga shkon në 28 milionë euro”.
“Ka edhe shumë ndeshje, nuk jam i lumtur asnjëherë me veten. Ka kohë deri në verë, tani rinovova me Granadan”, ka thënë Uzuni. /Telegrafi/