Myku i gojës është një infeksion i shkaktuar nga përhapja e kërpudhave Candida albicans në mukozën e gojës
Mund të ndodhë në çdo moshë, por më të prekurit kryesisht janë zakonisht fëmijët dhe të moshuarit.
Për fat të mirë, është e mundur ta luftoni atë me mënyra natyrale.
Edhe pse këto alternativa nuk zëvendësojnë ilaçet antifungale, janë një ndihmë e vlefshme për të qetësuar simptomat e këtij infeksioni.
Sodë buke
Ky përbërës përmban veti dezinfektuese dhe antimykotike që ndihmojnë në neutralizimin e kërpudhës Candida albicans.
Si përdoret?
Shkrini gjysmë luge sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë.
Përdoreni këtë lëng për të bërë gargarë për 2 minuta.
Në fund pështyjeni lëngun dhe përsëriteni këtë procedurë dy herë në ditë derisa të përmirësoheni.
Kos natyralë për të trajtuar mykun e gojës
Një nga medikamentet më të mira për mykun e gojës është kosi natyral i pasur me probiotikë. Kjo kulturë bakteresh të mira vepron pozitivisht duke risjellë ekuilibrin e baktereve të shëndetshme në gojë.
Si përdoret?
Gjatë simptomave të para të mykut të gojës, konsumoni dy porcione kos natyral në ditë.
Sigurohuni gjithashtu të jetë pa sheqerna sepse këto të fundit ‘ushqejnë’ mykun.
Lëng limoni
Lëngu i limonit ka efekt antiseptik dhe antimykotik mes përbërësve të tij.
Si përdoret?
Përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë dhe bëni shpëlarje 3 herë në ditë.
Përgatisni një çaj me lëng limoni dhe konsumojeni mundësisht me stomak bosh.
Shafran Indie për të trajtuar mykun e gojës
Shafrani i Indisë nuk rresht së na habituri me vetitë e tij dhe sipas një studimi, kurkumina ka një efekt antimykotik kundra llojeve të ndryshme të kandidas.
Si përdoret?
Si fillim, ngrohni pak ujë.
Kur të fillojë të ziejë, shtoni gjysmë lugë kafeje kurkuma (shafran Indie).
Mund të shtoni edhe pak piper të zi nëse keni dëshirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame