LAJMI I FUNDIT:

Myftiu i Egjiptit thotë se blerja e Like-ve në Facebook është e ndaluar

Myftiu i Egjiptit thotë se blerja e Like-ve në Facebook është e ndaluar

Myftiu i Egjiptit, Shawki Allam, ka lëshuar një këshillë fetare që ndalon blerjen e Like-ve në Facebook, duke e deklaruar se kjo është në kundërshtim me ligjin Islam.

Vendimi i Myftiut u botua në faqen e Facebookut të Dar Al-Ifta Al-Misriyyah, një institucion përgjegjës për lëshimin e dekreteve fetare. Ai e dënoi praktikën si mashtruese, duke përmendur se Profeti Muhamed thotë se “Ai që mashtron nuk është prej neve [myslimanëve]” për të arsyetuar vendimin e tij.

Këshilla në mënyrë specifike dënoi blerjen e pëlqimeve në Facebook për të ndërtuar ndjekësit të cilët nuk reflektojnë realitetin. Deklarata e tij shpjegon se “Nëse pëlqimet janë të rreme, ose të gjeneruara në mënyrë elektronike dhe nuk i ngjajnë individëve të vërtetë, atëherë kjo konsiderohet e palejueshme duke qenë se kjo është një formë mashtrimi”, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, Myhafti theksoi se vendimi nuk ndalon promovimin e përmbajtjes.

“Reklamimi i përmbajtjes sipas ligjit Islam [Sheriati] është i lejuar për aq kohë deri sa promovohet një llogari, një produkt, një faqe ose një artikull në mënyrë që përmbajtja të arrijë një numër të caktuar përdoruesish të synuar në këmbim të parave”, thuhet në vendim.

Egjipti thotë se Bitcoin është i ndaluar sipas Islamit
Lexo po ashtu Egjipti thotë se Bitcoin është i ndaluar sipas Islamit

Kjo nuk është hera e parë që Myftiu ka folur për këto aspekte. Kohë më parë, Allam lëshoi një këshillë fetare duke deklaruar se blerja dhe shitja e Bitcoin dhe kriptovalutave është e ndaluar sipas ligjit Islam. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

GoldenEye 007 më në fund po vjen në Xbox dhe Nintendo Switch

GoldenEye 007 më në fund po vjen në Xbox dhe Nintendo Switch

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Kalo në kategori