LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i Alfabetit pa rrymë dhe cak i hajnave

Muzeu i Alfabetit pa rrymë dhe cak i hajnave

Situata në Muzeun e Alfabetit në Manastir vazhdon të vështirësohet edhe më shumë. Gjatë fundjavës, persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur aparatin e ujit në oborrin e këtij objekti. Drejtori i Muzeut, Zait Aliu për “Koha” ka deklaruar se për shkak bllokimit të xhirollogarive nga borxhet e papaguara dhe keqmenaxhimit me IPA Fondet, janë shkaqet e bllokimit të xhirollogarisë së këtij institucioni. “Gjatë fundjavës kemi pasur dëmtim dhe vjedhje të pronës së Muzeut. Persona ende të panjohur për ne kanë vjedhur aparatin e ujit në Muzeun e Alfabetit. Kemi lajmëruar policinë dhe ata janë duke u marrë me rastin. Por për shkak të bllokimit të xhirollogarisë, nuk kemi pasur mundësi të paguajmë rrymën dhe as kamerat e sigurisë nuk kanë punuar. Kam njoftuar edhe Ministrinë e Kulturës dhe i kam shpjeguar për situatën në të cilën gjendemi, por nga atje nuk kanë reaguar. Nga fundi i muajit maj nuk kemi as sigurim të objektit dhe çfarë të them situata vetëm se po vështirësohet dita-ditës”, shprehet i revoltuar Aliu.

Ai ka apeluar deri te institucionet shtetërore të marrin masa për ta përmirësuar gjendjen në këtë institucion dhe të ndihmojnë në kalimin e krizës së krijuar. Problemi u krijua për shumën 100 mijë euro, që kontraktuesit duhej t’i likuidohej për të përfunduar punimet. Llogaritë e muzeut janë ngrirë në muajin shkurt, kur kompania që realizoi rikonstruktimin ia kaloi borxhin e grumbulluar prej dy vjetësh përmbaruesve.

Spiralja e problemeve ku gjendet edhe sot Muzeu nisën pasi projekti i financuar nga granti i IPA (234 mijë euro), parashikonte që fillimisht IPA të lëshojë 35 për qind të shumës, duhej pjesën tjetër pasi të kishin përfunduar punimet dhe verifikimit të faturave për punimet e kryera sipas projektit. Disa muaj më parë Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale (në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Financave dhe Sekretariatin Ligjvënës) të hartojë një propozim-vendim për gjetjen e mënyrës për financimin e detyrimeve të mbetura për realizimin e aktiviteteve projektuese në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që dalin nga programi IPA fonde për bashkëpunim ndërkufitar. Por sipas të gjitha gjasave propozimi nuk është formuluar ende.


Ndryshe, rikonstruktimi i Muzeut u realizua në kuadër të projektit “Muzetë që lidhin kulturat dhe popujt”, Programit për bashkëpunimit ndërkufitar “Greqi-Maqedoni 2014-2020” në suaza të Marrëveshjes për Partneritet, me vlerë prej 780.682 euro në total. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori