Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka thurë lavdërime për menaxherin e tij, Mikel Arteta.

Mustafi ishte afër largimit nga Emirates pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Unai Emery, por gjithçka ka ndryshuar me ardhjen e Artetas.


Spanjolli i dha edhe një ndeshje tjetër si titullar dhe shqiptari ka filluar ta shpaguaj këtë besim, ndërsa nuk munguan fjalët e mira për trajnerin aktual.

“Edhe pse kam luajtur për shumë vite, po mësoj shumë nga Mikel”, ka thënë fillimisht Mustafi.

“Ai flet për gjëra që nuk i kam dëgjuar më parë - gjëra të thjeshta, por gjëra që duhet të mbani mend”.

mustafi arteta

“Futbolli është kaq i shpejtë dhe kaq i ndërlikuar këto ditë. Ka aq shumë sende sa duhet të mendosh se ndonjëherë filloni të harroni gjërat e thjeshta”.

“Mikel po i rikthen gjërat në themel. Ende na duhet të punojmë në to shumë sepse ende e ndërlikojmë shumë jetën tonë”.

“Unë mendoj se ai ka pasur një ndikim shumë të mirë në ekip”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

telegrafi sport app