LAJMI I FUNDIT:

Mustafa vendimin për taksën ndaj prodhimeve serbe e quan “popullist”: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi

Mustafa vendimin për taksën ndaj prodhimeve serbe e quan “popullist”: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka numëruar disa nga “dështimet” siç i ka cilësuar ai, të Qeverisë së Kosovës.

Mustafa ka përmendur numrin e zv.ministrave, këshilltarëve, zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe çështjet ekonomike.

I pari i LDK-së, duke numëruar këto arsye ka vlerësuar se “ka ardhur koha, që kjo qeveri të shkojë në shtëpi”, raporton Telegrafi.


“Ne konsiderojmë që kjo qeveri duhet të ndërrojë sjelljen e vetë, duhet të shkojë në shtëpi, pasi qeveria na ka vënë në pikëpyetje raportet me BE-në, marrëveshjen e MSA-së dhe e ka vënë në pikëpyetje implementimin e agjendës së reformave që ka qenë agjendë që do na drejtonte drejt BE-së. Qeveria dëshiron t’iu hedh hi syve qytetarëve, duke e spostuar fajin e vizave vetëm te Brukseli, ndërsa këta njerëz kanë bllokuar demarkacionin me Malin e Zi me kauza të rrejshme”, deklaroi Isa Mustafa.

Ish-kryeministri i Kosovës foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë drejtim, Mustafa tha se ka qëndrime të ndryshme te institucionet e Kosovës, në lidhje me vazhdimin e negociatave.

Ai vendimet e qeverisë për taksën ndaj prodhimeve serbe i quajti “populliste”, kurse tha se me këto vendime Qeveria “nuk po e merr në konsideratë letrën e Trumpit”.

“Për neve është e pakuptimtë që institucionet e Kosovës, që kemi marrë një letër nga Trump e cila kërkon që të kemi kujdes me vendime, e qeveria për arsye të veta populliste e shton taksën, në vend se të ketë konsideratë për letrën që na vjen nga një shtet mik. Konsiderojmë që institucionet duhet ta marrin përgjegjësinë për dialogun, në momentin kur kemi tri koncepte të dialogut. Një e presidentit, një e draftit të qeverisë, dhe një e ekipit negociator”, deklaroi tutje Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekonomi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
Kalo në kategori