Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në nderim të 21 vjetorit të masakrës së Mejës dhe Ditës së të Zhdukurve, ka thënë se për Kosovën ende është plagë e rëndë.
“Sot, është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve dhe për Kosovën ende është plagë e rëndë tash e mbi dy dekada. Aktualisht janë 1641 persona të zhdukur në gjithë vendin, familjarët e të cilëve presin me ankth për fatin e tyre.
Pranvera e vitit 1999 ka qenë padyshim më e rënda në historinë e Kosovës. Në këtë stinë Serbia filloi përpjekjet e fundit për të zhbërë popullin e Kosovës duke ekzekutuar me mijëra fëmijë, gra dhe burra. Kreu krime të tmerrshme kundër njerëzimit, shkatërroi, dogji dhe dëboi një popull nga shtëpitë e tyre”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se është e rëndë për shumë familje që 21 vite pas luftës në Kosovë, për fat të keq varret dhe eshtrat e më të dashurve të tyre nuk i dinë ende.
“Kjo ditë koincidon edhe me Masakrën e Mejës, e cila është një nga krimet më monstuoze të forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare. Në këtë masakër janë vrarë mbi 376 burra të kësaj ane. “Lëdina e Pikëllimit” është e mbushur me varre të grave, burave, fëmijëve dhe të moshuarve të cilët nuk u kursyen. Masakra e Mejës dhe shumë masakra tjera në Kosovë janë dëshmi e krimeve të Serbisë që janë kryer në vendin tonë. Të gjitha këto ngjarje tronditën ndërgjegjen njerëzore të botës së civilizuar dhe kapërcyen çdo kufi. Serbia duhet sa më parë të kthej eshtrat e të zhdukurve dhe kryesit e krimit të përgjigjen para drejtësisë. Sot, është një ditë më shumë që frymëzohemi për të punuar dhe dashur më shumë shtetin tonë”, është shprehur Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet