LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: S’e kemi problem të shkojmë në zgjedhje, por ato s’janë zgjidhje

Mustafa: S’e kemi problem të shkojmë në zgjedhje, por ato s’janë zgjidhje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa,  ka thënë se kjo parti nuk e ka asnjë problem që të shkohet në zgjedhje nëse nuk bëhet zgjidhje për presidentin e ri.

“Nuk e kemi asnjë problem që të shkojmë në zgjedhje. Në çdo moment jemi të gatshëm për zgjedhje, por nuk e shoh që zgjedhjet ofrojnë zgjidhje për presidentin”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket një kandidati të LDK-së për president, Mustafa thotë se ata nuk mendojnë të dalin me një propozim të tillë pasi që e kanë kryeministrin.


“Në rrethana të tilla është mirë të bisedohet haptas për president dhe të mos shkohet në zgjedhje, sepse edhe pas zgjedhjeve mundet që asnjë parti apo koalicion të mos i ketë 80 deputetë në Kuvend”, ka thënë kreu i LDK-së, për RTK.

Sipas tij, dialogu me Serbinë dhe përmbyllja e tij i hap rrugën anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Duke folur për akuzat e Vjosa Osmanit ndaj tij dhe LDK-së, ai tha se ata e kanë krijuar një fetish nga Vjosa Osmani.

“Ajo duhet tash të shpërfaqet meqe thotë se ka vota dhe t’I merr ato vota me listën e vet. Ata askush nuk e pengon në këtë rrugë”, ka thënë Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori