LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rruga intelektuale dhe politike e nisur nga Agani mbetet misioni ynë

Mustafa: Rruga intelektuale dhe politike e nisur nga Agani mbetet misioni ynë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar veprimtarin Fehmi Agani, në 21-vjetorin e vrasjes së tij.

Mustafa ka thënë  se Agani ishte figura emblematike e LDK-së, transmeton Telegrafi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, sot kujton intelektualin, vizionarin dhe burështetasin e madh të Kosovës, që jetën ia kushtoi lëvizjes për liri dhe pavarësi. Agani ishte figura emblematike e LDK-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ai i takonte plejadës së politikanëve që në kohët e vështira nën regjimin serb, e kishin të qartë rrugëtimin e tyre politik, në shtetformimin e Kosovës”, është shprehur ai.


I pari i LDK-së ka pohuar se “vrasja e tij nuk ishte e rastësishme ngase veprimtaria e tij atdhetare dhe intelektuale ishte halë në sy për pushtuesin serb”.

“Njerëzit si Fehmi Agani, ndoshta ikin shpejt por veprat që lënë pas mbeten udhërrëfyes për brëza të tërë. Ashtu siç thoshte Presidenti Rugova: Kosova ndihet krenare me profesor Aganin, me veprën dhe figurën e tij, ashtu ndihemi edhe ne për personalitetin e jashtëzakonshëm, të Fehmi Aganit. Vepra e tij është trashëgimi dhe vlerë e pakontestueshme e Kosovës dhe LDK-së në veçanti. Rruga intelektuale dhe politike e nisur nga Agani mbetet misioni ynë për t’i kultivuar vlerat demokratike dhe shtetformuese. Lavdi për jetë, intelektualit të madh, Fehmi Agani”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori