Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar anëtarët e Këshillit lidhur me arritjen e koalicionit bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa ka thënë në seancën e nesërme, LVV do të propozojë kandidatin e LDK-së, për pozitën e kryeparlamenatarit, transmeton Telegrafi.


"LVV nesër propozon kandidatin e LDK-së, për kryeparlamentar, jem marrë vesh që çështja e presidentit të rregullohet mes liderëve, dhe këtë çështje e kemi tejkalu", ka pohuar Mustafa.

84795248 610592149732470 1451651636983234560 n

Ai ka uruar që kjo qeverisje të jetë në interes të vendit në rend të parë,  në interes të forcimit të institucioneve të Kosovës,  dhe lëvizje në disa fusha që ata i kanë konsideruar të veçanta.

83657348 123599142267973 6956967547656732672 n 1

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së,  pritet të diskutohet për emrat e ministrave të LDK-së, në Qeverinë Kurti.

Seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00./Telegrafi/

84783529 562229234368618 7188291492627087360 n