Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për televizionin publik, ka folur për marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se kanë qenë të gatshëm që të shkojnë në seancës konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor si partnerë të koalicionit, por refuzimi i LVV-së për të pranuar që të merren vesh për pozitën e Presidentit.
Mustafa tha se gjithçka ka qenë e gatshme, ndërsa u shpreh se nuk kanë kërkuar që të kenë ndonjë formulim eksplicit të kësaj çështjeje, por një formulim i kënaqshëm për të dyja palët.
Lideri i LDK-së, tha se një dokument prej 25 faqesh, ka mbetur pa nënshkruar vetëm shkaku i ndarjes së përgjegjësive.
“Ne kemi pas çdo gjë të përfunduar dhe kemi pas vullnetin të shkojmë me marrëveshje në seancën konstituive, ka qenë puna vetëm te një formulim. Edhe nuk kemi insistu me qenë eksplicit, një formulim i cili i kënaq dy palët për punën e Presidentit, do të mundësonte që të qohem e t’ia jap dorën zotëri Kurtit në tavolinë, edhe ai mu edhe ta kryejmë, ashtu si kamë qenë i gatshëm më 8 janar ta bëja, ku u morëm vesh që çdo palë të vinte me nga një propozim konkret se si mendon me dal prej kësaj situate dhe ne e dhamë atë propozimin të cilin e shpalosëm dje, edhe atë po ta pranonin në tavolinë ne me 8 janar të këtij viti e kishim përfundu marrëveshjen, kishte me mbet vetëm çështje e formulimit të tekstit sepse kem një tekst prej 25 faqesh që e kemi shkru të harmonizimit të programit qeverisës, dhe kanë mbet vetëm çështjet e përgjegjësive qeverisëse”, tha Mustafa.
Mustafa tha se deri në ditën kur do të mbahej seanca e 26 dhjetorit, ata kishin harmonizuar të gjitha çështjet, por pasi lindi një propozim i ri të cilin LDK-ja e refuzoi dhe nuk morën një përgjigje nga LVV-ja, atëherë kanë vendosur të mos bllokojnë formimin e institucioneve, dhe siç thotë ai do ta votonin edhe “një qeveri të pakicës, si ajo e Vetëvendosjes”.
“Ne tani deri më 26 dhjetor, ose pak përpara kemi pas arritur t’i harmonizojmë çështjet që kanë pasur të bëjnë me ndarjen e ministrive dhe që kryeparlamentari t’i takoj LDK-së, kishte mbetur vetëm Presidenti. Pastaj, lindi një propozim i ri, për të cilin në i thamë zotëri Kurtit që është kthim mbrapa sepse ne i kishim në tavolinë gjërat të cilat duhet të diskutoheshin. Ne kemi llogaritur që LVV-ja do të shkoj vet. Kemi llogarit po ashtu që nëse ajo bëhet, VV-ja në një mënyrë po heq dorë nga partneriteti pasi që ajo nuk po shkon në Kuvend bashkë pa u konsultuar me partnerin potencial. Kemi vendosur që nëse vjen puna ne e votojmë edhe një qeveri të pakicës, si ajo e Vetëvendosjes, për të mos i bllokuar institucionet, natyrisht nëse ata do të tregonin se si do t’i zgjidhnin problemet e mëdha të vendit”, u shpreh Mustafa.
Më tej theksoi se sido që të jetë puna, partia e tij nuk ka pse të marrë përgjegjësi për mos-formimin e qeverisë, për shkak se i takon atij që del i pari të formojë institucionet dhe nuk e ka për obligim në asnjë formë që të bëj koalicion me të dytin.
“I pari i cili del në zgjedhje nuk është i detyruar të bëj koalicion me të dytin. Shumë mirë që e kanë mbajtur fjalën, që duan koalicion me LDK-në. LDK-ja nuk është parti kujdestare që t’i marrë përgjegjësitë për mos-formimin e institucioneve. Nuk po heqim dorë në asnjë rast, po shihet që kemi dallime, po shihet që kemi edhe militantë që pajtohen e nuk pajtohen mes vete, edhe disa sjellje që nuk janë konvencionale por ato nuk duhet të pengojmë që ne të arrijmë të bëjmë koalicionin. Ne s’do të merremi me ideologji në Qeveri, por me punë, do ta forcojmë arsimin, shëndetësinë”, tha lideri i LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri