LAJMI I FUNDIT:

Mustafa braktis grupet e asamblistëve të PDK-së, akuzon Agim Aliun për keqpërdorime

Mustafa braktis grupet e asamblistëve të PDK-së, akuzon Agim Aliun për keqpërdorime

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nehat Mustafa, është larguar nga grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Komunën e Ferizajt, pasi siç thotë ai nuk dëshiron që të identifikohet me keqqeverisjen që po bëhet nga kryetari i kësaj komune nga radhët e PDK-së, Agim Aliu.

Mustafa thotë se gjatë kohës sa PDK-ja kishte qenë opozitë në këtë komunë kishte kritikuar ish-kryetarin Muharrem Svarça për keqpërdorime dhe punësime partiake, dhe kur nuk kanë kaluar pothuajse asnjë vit, qindra veprime të tilla të paligjshme janë përsëritur nga kryetari i PDK-së.

Ai thotë se shumë asamblist brenda Kuvendit Komunal në Ferizaj janë dijeni për këto keqpërdorime, megjithatë ata po vazhdojnë të heshtin.


Mustafa nga sot do të veprojë si asamblist i pavarur brenda Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Nehat Mustafa kishte qenë edhe zëvendësministër i Arsimit nga radhët e PDK-së.

Këto pakënaqësi të Mustafës me PDK-në, vijnë në kohën kur në Skenderaj, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të themelojë një parti të re.

Në përkrahje i ka dalë edhe ish-deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku.

Reagimi i plotë:

Nga sot veproj si Këshilltar i Pavarur në Kuvendin e Komunës së Ferizajt

Sot, në Seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt gjatë fjalës sime bëra publik vendim tim që tani e tutje nuk do të jem pjesë e Grupit të Këshilltarëve të PDK në Kuvendin e Komunës së Ferizajt.

De fakto, pjesë e këtij grupi nuk isha për më shumë se 8 muaj, duke shprehur kështu pakënaqësit e mija me menyrën e qeverisjes komunale. Kam pritur që do ketë reflektim nga strukturat e degës , por kjo nuk ndodhi.

Prandaj, duke mos dashur të identifikohem me keqqeverisjen komunale, sot njoftova Kryesuesen e KK të Ferizajt që edhe De jure nuk do jem më pjesë e GK të PDK në KK të Ferizajt.

Janë të shumta arsyet e marrjes së një vendimi të tillë, mbase për këto do flas ndonjë herë tjetër. Ndërsa , në fjalën time të sotme ( të cilën mund ta gjeni edhe në Tv Tema) si agument përmenda keqpërdorimet e vazhdueshme në punësime. Pra, ne si opozitë dikur kritikonim kepërdorimet e qeverisjes së Z.Sfarqa lidhur me punësimet e paligjëshme përmes Kontratave në Vepër. Dhe pa kaluar as një vit, janë qindra e qindra punësime po me Kontrata në Veper nga qeverisja e tanishme.

Ironike është bartja e fanelave nga zyrtarët komunal me moton që tregojnë se punësimi është një e drejtë…, dhe po këta harrojnë me vetëdije se punësimet pa konkurs në të njejtën kohë janë shkelje e së drejtës së atyre që duan të bëhen pjesë e konkurimit për punësim. Kjo është Hipokrizi të cilës duhet ti themi MJAFT!

E keqja më e madhe në tërë këtë proces është heshtja dhe përfshirja e shumë këshilltarëve komunal në këto procese.

Pra , shumë këshilltarë nga pozita heshtin për arsye se janë bërë pjesë e këtyre pazareve, qoftë me punësime të familjarëve me e pa konkurse, emërime në borde, shfrytëzim e uzurpim të hapësirave publike, favorizim biznesesh , apo edhe lejim ndërtimesh pa plotësuar kriteret.

Të dashur miq!

Ju falenderoj për përkrahjen e vazhdueshme që keni treguar ndaj qëndrimeve të drejta e në interes të qytetarëve që kam mbajtur gjatë këtyre 10 muajve në në KK. Tani e tutje në Kuvendin e Komunës do veproj si i pavarur. Premtoj që do vazhdoj ti mbrojë interesat e qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre politike. Së shpejti do fillojmë me vizita në teren ku për së afêrmi do njihemi me problemet dhe hallet e qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori