Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të jetë qesharak në çdo postim të tij.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kurti nuk ka hezituar të marrë merita në punën profesionale dhe operacionale të Policisë së Kosovës.
Ajo shtoi se meritat e Albin Kurtit në çështjet operacionale të Policisë së Kosovës janë zero.
Musliu gjithashtu parashtroi disa pyetje Kurtit që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës.
“Pse nuk e emëroni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës? ( janë bërë më shumë se katër muaj pa drejtor). Pse katër mbledhje radhazi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. ( me urdhër të Albin Kurtit, deputetet e LVV anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë pjesë në votim. Përjashtim bënë deputeti Fatmir Humolli nga LVV që ka votuar për.) Pse Policia e Kosovës që tri vjet nuk ka blerë çizme për policët? Pse që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, e ata pjesëtarë kësaj njësie i keni mbajtur me nga tri javë ditë atje në very?A ta polic e kanë nga një uniformë, nëse i bëhet me lloç, lagen nga kushtet atmosferike apo gervishen duhet me e pastru atë dhe me përdorë të njëjtën. Sa është numri i policëve që po e braktisin shërbimin në polici? Sa policë të Policisë së Kosovës bëjnë punë sekondare për të mbajtur familjen? “, ka shkruar ndër të tjera Musliu në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë