LAJMI I FUNDIT:

Musliu nga Instituti Octopus: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste

Musliu nga Instituti Octopus: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të jenë të gatshëm për sulme terroriste

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ku në Zveçan ata tentuan më herët të hyjnë me forcë në objektet e komunës.

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu thotë se në mesin e protestuesve janë disa të maskuar, të cilët mund të jenë të gatshëm për akte terroriste, transmeton Telegrafi.

“Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste! Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale (Mbrojtja Civile)”, thotë Musliu në postimin e tij në Facebook.


Tutje, ai ka shtuar se përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviq “Lune”.

Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
Lexo po ashtu Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë

Policia e Kosovës më herët njoftoi se ka ndërhyrë në Zveçan, pasi serbët kanë vepruar dhunshëm.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Lidhur me zhvillimet në veri, ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier  ka ftuar në takim katër kryetarët e komunave veriore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori