Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke folur për korrupsionin, ka bërë një krahasim mes Kosovës dhe shteteve të zhvilluara.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini, ka thënë se zyrtarët nuk po kanë nevojë të përzihen në afera kriminale, pasi po e zhvatin buxhetin e shtetit përmes prokurimit.
“Ne ende vazhdojmë të korruptojmë me pesë euro dhe dhjetë euro, por tash një prej fenomeneve që është duke u zhvilluar është zhvatja e buxhetit publik. Pra zyrtarët nuk po kanë nevojë të përzihen në afera kriminale, apo të drogës, por përmes zyrave të prokurimit publik ata po i nxjerrin paratë sikur të ishin të xhepit të vet”, ka thënë Betim Musliu.
Duke folur për sistemin e drejtësisë në SHBA, Musliu ka thënë se atje agjensionet bëjnë garë në mes veti për luftimin e korrupsionit, përcjell Telegrafi.
“Ka shumë gjëra që mundë t’i mësojmë nga SHBA, duke filluar nga ndarja e pushteteve. Atje nuk ekziston vetëm një institucion që lufton korrupsionin, por janë disa agjensione të pavarura, që bëjnë garë në mes veti”, ka shtuar Musliu, duke dhënë edhe një shembull nëse një institucion atje nuk vepron.
“Nëse një institucion i prokurorit nuk vepron nëse ka fakte të mjaftueshme për ta zhvilluar një proces hetimor, atëherë në SHBA ekziston një agjension tjetër i pavarur, i cili njëjtë po ashtu merret me rastin, dhe bëhet një garë paralele, për ta vendosur para përgjegjësisë këdo që e ka shkelë ligjin”, ka treguar më tej Musliu.
Betim Musliu ka thënë se Lufta kundër korrupsionit varet vetëm nga vullneti politik.
“Lufta kundër korrupsionit dhe performanca e sistemit të drejtësisë lidhet me vullnetin politik. E ky vullnet deri më tani ka munguar në Kosovë”, ka shtuar më tej Betim Musliu.
Duke folur për akuzat ndaj zyrtarëve të lartë ai ka thënë si mundet të mos dënohet asnjë zyrtar i profilit të lartë.
“Asnjë nga aktakuzat e profilit të lartë, nuk ka mbërri me përfundua me aktgjykim përfundimtar dënues, që po i bjer që politika të gjitha aktakuzat i ka ngritë nga prokurorët mercenar”, ka thënë Musliu./Telegrafi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2218577351502341/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët