LAJMI I FUNDIT:

Musk u tha investitorëve se do të dyfishonte ose trefishonte paratë e tyre nëse ata e mbështesnin atë në blerjen e Twitter-it

Musk u tha investitorëve se do të dyfishonte ose trefishonte paratë e tyre nëse ata e mbështesnin atë në blerjen e Twitter-it

Elon Musk u tha investitorëve se kishte shumë besim se do t’i dyfishonte ose trefishonte paratë e tyre nëse ata mbështesnin blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në takimet me investitorët, Musk shkoi aq larg sa tha se ata mund të shihnin kthime prej pesë deri në dhjetëfishin e investimeve të tyre nëse gjithçka shkonte mirë.

Para se të bënte ofertën e tij zyrtare për të blerë Twitter, Musk tha se kishte siguruar 46.5 miliardë dollarë financim për marrëveshjen.


Një dosje rregullatore e publikuar të enjten tregoi se Musk kishte sjellë një grup mbështetësish të rinj, të cilët së bashku i shtuan ofertës së tij financim prej 7.1 miliardë dollarësh.

Musk u tha gjithashtu investitorëve se ai mund të dyfishonte bazën e përdoruesve të Twitter në më shumë se 500 milionë deri në vitin 2025, thanë për The Times katër burime të informuara për fushatat e investitorëve të Musk. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Symantecut ia vodhën kodin e antivirusit

Symantecut ia vodhën kodin e antivirusit

Kalo në kategori