LAJMI I FUNDIT:

Musk thotë se iu ofrua një ‘marrëveshje sekrete’ për të censuruar fjalën e lirë në X, reagon ashpër Komisioni Evropian: Shihemi në gjykatë

Musk thotë se iu ofrua një ‘marrëveshje sekrete’ për të censuruar fjalën e lirë në X, reagon ashpër Komisioni Evropian: Shihemi në gjykatë

Elon Musk të premten pretendoi se Komisioni Evropian i ofroi platformës X një “marrëveshje sekrete të paligjshme” për të censuruar “në heshtje” fjalën e lirë pasi komisioni e akuzoi atë për shkelje të ligjeve digjitale të BE-së.

“Komisioni Evropian i ofroi X-së një marrëveshje sekrete të paligjshme: nëse ne e censuronim fjalën e lirë në heshtje pa i thënë askujt, ata nuk do të na gjobisnin”, shkroi Musk në X.

“Platformat e tjera e pranuan atë marrëveshje. X jo,” tha ai. “Ne presim një betejë shumë publike në gjykatë, në mënyrë që njerëzit e Evropës ta dinë të vërtetën”, shtoi ai.


Deklarata e Muskut erdhi si përgjigje ndaj Komisionit Evropian duke thënë më herët se është në shkelje të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në fusha të lidhura me “modelet e errëta, transparencën e reklamave dhe qasjen e të dhënave për studiuesit”.


Komisioni paralajmëroi se nëse konfirmohen pikëpamjet e tij paraprake, X mund të përballet me gjoba të rënda.

Komisioni Evropian e mohoi me vendosmëri pretendimin e Muskut, ku Komisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton pohoi se “nuk ka pasur – dhe nuk do të ketë kurrë – ndonjë ‘marrëveshje sekrete’ me askënd”.

“Për të qenë shumë të qartë: është ekipi *JUAJ* që i kërkoi Komisionit të shpjegojë procesin për zgjidhje dhe të sqarojë shqetësimet tona. Ne e bëmë atë në përputhje me procedurat e vendosura rregullatore”, tha ai në përgjigje të Muskut në X.

“Tash ju duhet të vendosni nëse do të angazhoheni apo jo. Kështu funksionojnë procedurat e sundimit të ligjit. Shihemi (në gjykatë ose jo)”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Teknologji
Kalo në kategori