Elon Musk shpenzoi një total prej më shumë se 290 milionë dollarë për zgjedhjet e vitit 2024, tregojnë dosjet e reja federale, gjë që i ka ndihmuar të sigurojë akses në administratën e re amerikane.
Regjistrimet e fundvitit, që mbulojnë pesë javët e fundit të vitit, zbuluan gjithashtu përpjekje për ndikim teksa administrata e re përgatitej të merrte pushtetin.
Për më tepër, dosjet treguan se si partitë dhe disa nga anëtarët e tyre kryesorë po përgatiten për ciklin e zgjedhjeve afatmesme të 2026-ës, me zyrtarë potencialisht të cenueshëm në shtetet e betejës.
Sipas regjistrimeve të reja të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Musk vendosi rreth 11.2 milionë në komitetin e tij të veprimit politik, America PAC, në ditën e fundit të vitit, gjë që e dërgoi shumën totale në më shumë se 290 milionë dollarë.
Bëhet e ditur se kontributet e fundvitit lidhen edhe me dhuratata miliona dollarëshe që ai shpërndau gjatë garës.
Këto dhurata synonin inkurajimin e votuesve, por tërhoqën me vete sfida ligjore, megjithëse në fund u lejua të vazhdonin.
Ndërsa regjistrimi i fundit nga super PAC i Musk tregon se dhuratat i kushtuan atij një total prej më shumë se 50 milionë dollarë, nga më shumë se 290 milionë dollarë që ai shpenzoi për zgjedhjet e 2024-ës.
Donacionet e Musk në vitin 2024 kishin për qëllim kryesisht mbështetjen e Trump; rreth një çerek miliardë dollarë që ai dha i shkuan America PAC.
Tani pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) të administratës Trump, manjati i teknologjisë është gati “të korrë” kontributet e tij.
Për më tepër, ai ka treguar planet që PAC të vazhdojë punën edhe në afatin e 2026-ës.
Raportohet se komitetet tjera politike të lidhura me presidentin Trump grumbulluan miliona në javët e fundit të 2024-ës – fonde që presidenti mund t’i përdorë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Pas zgjedhjeve, Trump e konvertoi llogarinë e tij të fushatës 2024 në një PAC drejtues, një lloj komiteti me të cilin ai mund të vazhdojë të mbledhë dhe shpenzojë fonde për qëllime politike.
Komiteti, tani i quajtur Never Surrender, raportoi rreth 21 milionë dollarë në total të ardhura gjatë pesë javëve të fundit të vitit.
Never Surrender kishte rreth 27.4 milionë dollarë para në dorë duke hyrë në vitin 2025, por u mësua se komiteti kishte borxhe që duhej t’i kthente.
Ndryshe, MAGA, një PAC pro-Trump, mblodhi 18.3 milionë dollarë në periudhën e fundvitit, duke marrë kontribute me shtatë shifra nga një sërë donatorësh të shquar, përfshirë financierin Warren Stephens, i cili i dha 1 milion dollarë në të njëjtën ditë që u emërua si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar.
Anthony Pratt, një miliarder australian, i dha 4 milionë dollarë; dhe Alexander Karp, CEO i Palantir – një kompani me disa lidhje me Musk – gjithashtu dha 1 milion dollarë.
Me pak fjalë, dosjet tregojnë se miliona vazhduan të rrjedhin te Trump dhe aleatët e tij në vazhdën e fitores elektorale të republikanëve.
Përveç kësaj, Komiteti Kombëtar Republikan raportoi se ka mbledhur rreth 14.6 milionë dollarë, ka shpenzuar rreth 19.3 milionë dollarë dhe ka hyrë në vitin 2025 me rreth 38 milionë dollarë në bankë.
Nga ana tjetër, Komiteti Kombëtar Demokratik mblodhi 31.5 milionë dollarë, por shpenzoi shumë, rreth 56.6 milionë dollarë, me miliona që shkojnë në llogaritë që lidhen me shpenzimet e selisë – duke përfshirë një rimbursim prej 5.7 milionë dollarësh për fushatën e Harris – dhe miliona të tjera shkojnë për tarifa ligjore. Demokratët kishin rreth 22.1 milionë dollarë para në dorë në fund të vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi