Sipas analistit Imer Mushkolaj, në njëfarë mënyre Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka deleguar sovranitetin e shumëpërfolur tek SHBA-të dhe Brukseli, ato që sipas Mushkolajt, tashmë vendosin për targat.
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se lidhur me çështjen e targave do të vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukselit.
I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Mushkolaj ka thënë se zgjidhja që do të ofrohet nga dy të lartëcekurat nuk do të mund të kundërshtohet nga Kosova
“Zgjidhja që do të ofrohet nga SHBA-të nuk mendoj se mund të kundërshtohet më nga Kosova dhe nga zoti Kurti sepse me vetëdije të plotë, e ka lënë në duart e SHBA-ve dhe Brukselit të merret me këtë çështje. Pra, në njëfarë mënyre të plotë e ke deleguar atë sovranitetin tek SHBA-të dhe Brukseli.
Krahas kësaj, Mushkolaj ka vlerësuar se tashmë çdo gjë që po ndodhë, po ndodhë për menaxhimin e shkurt të krizave. Sipas tij, ajo që dikur nuk ishte urgjente sipas Kurtit, tashmë është.
“Vet Kurti, sa i përket urgjencës së arritjes së marrëveshjes, ka qenë ai që ka thënë se asgjë nuk është urgjente”, ka thënë ai gjersa theksonte se tash është urgjent plani që Presidentja e Kosovës, Osmani e quante “fake news”.
Të hënën e 21 nëntorit, në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve me presidentin e Serbisë në ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje. Më vonë në po të njëjtën ditë, SHBA-të kërkuan nga Qeveria e Kosovës që e njëjta të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje, kërkesë kjo e pranuar nga Kryeministri Kurti./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë