Musaka me presh e kërpudha

Recetë e veçantë dhe plotë shije Përbërësit:▪ 500 g mish i bluar viçi,▪ 100 gramë kaçkavall, ▪ 800 gramë presh, ▪ 300 gramë kërpudha, ▪ 2 dl ajkë, ▪ 4 dl qumësht, ▪ 3 vezë, ▪ 1 kokë qepë, ▪ 1,5 dl lëng domatesh, ▪ 200 gramë makarona, ▪ 1 lugë majdanoz i grirë, ▪ 5 lugë gjelle vaj, ▪ rigon, erëza të përziera, ▪ kripë, ▪ piper i zi

Qepa pritet në kube, preshi pritet në rrathë, ndërsa kërpudhat priten në rriska të holla.
Preshi dhe kërpudhat zihen pakëz në ujë me kripë, e pastaj kullohen
Makaronat zihen në enë të veçantë, në ujë me kripë, e pastaj edhe ato kullohen.
Në pak vaj kaurdiset qepa, sa të zbutet, e pastaj shtohet mishi i bluar dhe edhe ai kaurdiset pakëz. Pastaj gradualisht shtohet lëngu i domateve dhe kaurdiset derisa të zbutet mishi dhe derisa të shterë lëngu tepërt. Nga fundi i kaurdisjes shtohen rigoni dhe erëza sipas shijes.
Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe fundi i enës mbulohet me gjysmën e kaurdisjes me presh e kërpudha. Pastaj shtrihet gjysma e mbushjes me mish dhe mbushja mbulohet me makaronat e zier. Përmbi makarona shtrihet mbushja e mbetur me mish dhe përfundohet me përzierjen e preshit dhe të kërpudhave.
Në enë të veçantë tunden qumështi dhe vezët. Kjo përzierje derdhet mbi musakanë e përgatitur. Musakaja piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë paraprakisht në 200°C.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/


















































