Pas kësaj recete, jemi të sigurt që gjithnjë e më rrallë do të gatuani atë musakanë standarde me patate Përbërësit:▪ 500 g mish i bluar, ▪ gjysmë buke bajate, ▪ 4 vezë, ▪ 100 ml qumësht, ▪ 1 qepë, ▪ 200 g kaçkavall, ▪ 1 lugë erëza të përziera, ▪ vaj, ▪ kripë, piper i zi i bluar.Përgatitja:

Në tiganin me vaj të nxehur fërgojmë qepën e grirë imët. Shtojmë mishin e bluar, i qesim kripë dhe piper.


Në enën e qeramikës së lyer me vaj radhisin disa copëza buke. Copëzat e mbetura i presim dhe i radhisin në enë, ashtu që tërë fundi të mbulohet me bukë.

Qesim përbërjen e mishit të bluar dhe radhisin bukën e mbetur.

Thyejmë vezët, shtojnë një lugë erëza të përziera dhe i tundim. Shtojmë qumështin dhe ua qesim sipër copëzave të bukës.

Musakanë e ngrohtë e presim në copëza dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.