Me përgjegjësi pohoj se nuk kemi mik dhe mbështetës më të madh të integrimit tonë evropian sesa Greqia, tha Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, në një bisedë me korrespondenten e Agjencionit Informativ të Maqedonisë nga Athina, pas vizitës së tij dyditore në Greqi, duke theksuar se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë përparësi e përbashkët dhe kanë potencial për t’u forcuar dhe thelluar.
Murtezani theksoi se kjo ishte vizita e parë zyrtare në Athinë nga një përfaqësues i Qeverisë së re pas zgjedhjeve te ne, e ai pati mundësinë të takohej dhe të bisedonte me zëvendësministren e Jashtme Aleksandra Papadopulu dhe nënkryetarin e Parlamentit Grek dhe Kryetarin e Komitetit për Çështjet Evropiane Joanakis Plakiotakis.
Vlerësoi se takimet u zhvilluan në atmosferë të shkëlqyer dhe miqësore.
Duke marrë parasysh se periudha paszgjedhore në vendin tonë përkoi me periudhën parazgjedhore për zgjedhjet evropiane në Greqi rreth tetë muaj më parë dhe dukej se kishte ftohje të caktuar në marrëdhëniet dypalëshe, ministri i Çështjeve Evropiane tani vlerëson se marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës janë miqësore, ndërsa “kjo miqësi duhet të forcohet më tej.”
“Mund të pohoj me shumë përgjegjësi se këto dy ditë në Athinë ndihem si një vend mik, më pritën shumë ngrohtësisht, të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e Greqisë u vunë në dispozicionin tonë për të na ndihmuar dhe të jeni të sigurt se kjo bëhet vetëm nga një vend që na konsideron mik. Kjo miqësi duhet të forcohet më tej. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë përparësia jonë e përbashkët, ato duhet të forcohen. Ne jemi vende anëtare të NATO-s dhe kontribuojmë krah për krah për stabilitetin në rajon dhe në botë, kështu që ka shumë gjëra që na duhet dhe doemos t’i intensifikojmë”, theksoi ministri.
Me zëvendësministren e Jashtme greke, theksi është vënë pikërisht në çështjet nga portofolet e tyre – temat që lidhen me BE-në.
“Falënderova kolegen time, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme përgjegjëse për çështjet evropiane, për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia jep, para së gjithash për politikën e zgjerimit, dhe veçanërisht për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, sepse pohoj me përgjegjësi se Maqedonia e Veriut nuk ka mik dhe mbështetës më të madh të integrimit tonë evropian sesa Greqia. Biseduam se si mund të bëhet në mënyra të ndryshme përmes shkëmbimit të përvojave, ekspertizës dhe përvojës greke, së pari se si të përshpejtohet procesi, si të rritet procesi i absorbimit të mjeteve të IPA, si të thellohet bashkëpunimi dhe përvojat në instrumente dhe mjete të tjera të Bashkimit Evropian”, sqaroi minitri.
Në takimin me Papadopulu u bë fjalë edhe për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në disa fusha.
“Ne kemi arritur në përfundimin se ka potencial të madh në fusha të tilla si infrastruktura, energjia, digjitalizimi, siguria kibernetike është gjithashtu një infrastrukturë kritike që duhet të forcohet përmes aktiviteteve dypalëshe, dhe sigurisht ne presim që shumë shpejt në Shkup ekspertët grekë të na ndihmojnë në fusha të caktuara që janë shumë të rëndësishme për ne dhe për procesin e aderimit në Bashkimin Evropian”, bëri të dituri ministri.
Për takimin, Papadopulu-Murtezani, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, përmes platformës Iks, njoftuan se janë shkëmbyer mendime “për mënyrat për të përmirësuar më tej bashkëpunimin për çështjet e BE-së” dhe kanë kërkuar mundësitë e “ndihmës teknike greke për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të rrugës së saj drejt BE-së”.
Nga MÇP-ja, nga ana tjetër, njoftuan se është riafirmuar angazhimi i tyre i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat kryesore me interes të ndërsjellë, si dhe se është vënë theksi në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, planin e rritjes së KE-së për Ballkanin Perëndimor dhe agjendën e reformave të vendit.
Ministri Murtezani u takua gjithashtu me Nënkryetarin e Parlamentit Grek dhe Kryetarin e Komitetit për Çështjet Evropiane, Joanis Plakiotakis, me të cilin shqyrtuan mundësinë e forcimit të komunikimit midis dhomave ligjvënëse të të dy vendeve, ndërsa kanë shkëmbyer mendime mbi proceset dypalëshe që i nënshtrohen një procedure parlamentare, me të cilën ata ranë dakord që një qasje konstruktive dhe një dialog politik gjithëpërfshirës mbeten kyçe në thellimin e mëtejshëm të partneritetit.
Në bisedën për MIA-n, ministri sqaroi se gjatë vizitave të tij zyrtare jashtë vendit, ai këmbënguli të realizojë takime edhe me komisionet e çështjeve evropiane, “sepse ato janë vendimtare në të gjithë procesin”.
“Sidomos në rastin tonë, të gjitha ato ligje që nënkuptojnë harmonizimin e legjislacionit evropian duhet të kalojnë përmes komisionit, ndërsa në komisionin gjithmonë duhet të ketë një konsensus më të gjerë jo vetëm politik, por edhe shoqëror. Lëndë e diskutimit ishte kjo, por biseduam edhe për zbatimin e ndërsjellë të Marrëveshjes së Prespës dhe konkluduam se të dyja palët duhet të përmirësojnë aktivitetet dhe përpjekjet koordinuese që synojnë zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Prespës”, sqaroi ministri në lidhje me takimin me Plakiotakisin.
Duke qenë se Plakiotakisi është edhe nënkryetar i Kuvendit, Murtezani ngriti çështjen e tre memorandumeve të bashkëpunimit që ende nuk janë ratifikuar nga ligjvënësit grekë, dhe kjo çështje u përmend edhe në takimin me Papadopulu.
“Sigurisht, në të dy takimet kërkova informacione dhe u sigurova se kjo është procedurë që në shumë raste është edhe e ndjeshme ndaj situatave të caktuara politike, është procedurë që është në vazhdim dhe duhet të mbyllet ndonjëherë, por arritëm në konkluzionin se nuk është pengesë e vetme që do të pengonte bashkëpunimin e mëtejshëm ose forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, kështu që presim që kjo të përfundojë në të ardhmen, por ne nuk duhet të presim dhe ka një hapësirë të madhe për thellimin e bashkëpunimit”, sqaroi ministri.
Murtezani mbërriti në Athinë nga Brukseli, ku qëndroi për vizitë dyditore pune dhe realizoi një varg takimesh, duke përfshirë edhe atë me eurokomisioneren për Zgjerim, Kos, Kryetaren e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore dhe Drejtorin Ekzekutiv për Evropën në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët