Kryetari i Lëvizjes për Bashkim dhe ish-ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Valon Murati, ka reaguar vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se thirrja për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është thirrje për anarki.
Tutje Murati thotë se derisa një rast ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, atëherë domosdoshmërisht do të ketë të kënaqur e të pakënaqur.
Kushtetuesja të enjten i dha të drejtë dekretit të presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
Thirrja për mos respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është thirrje për anarki
Derisa një rast ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese domosdoshmërisht do të ketë edhe të kënaqur e të pakënaqur nga vendimet e saj. Dhe kështu është në krejt botën dhe në tërë historinë e vendimeve të gjykatave kushtetuese e supreme në botën demokratike. Por atë që e dallon një vend demokratik nga një vend totalitar e autokratik është respektimi i vendimit të gjykatave, e sidomos të atyre supremeve apo kushtetueseve, edhe kur palët janë të pakënaqura me të. Thirrja për mos respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është thirrje për anarki, delegjitimim të institucioneve si dhe shtrim i rrugës që nesër edhe të tjerët të mos i njohin vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu për ata që po komentojnë se vendimi aktual është jo konsistent me vendimin e vitit 2014 sa i përket formimit të qeverisë e kam një porosi: ju lutem para se të komentoni lexoni, ju që dini të lexoni. Të bashkangjitur me këtë postim është edhe një fragment i vendimit të vitit 2014 në të cilin është e qartë se herën e dytë është në disrekcionin e presidentit se kujt i jep mandatin.
E në anën tjetër pse në vitin 2014 nuk është krijuar qeveria e VLAN nuk ka të bëjë me procesin e formimit të qeverisë, por me vendimin për kryetarin e kuvendit (që sipas vendimit i takon partisë fituese) e cila e prishi atë koalicion pas-zgjedhor.
Në anën tjetër është absurde të mendohet se është detyrë e Gjykatës Kushtetuese të krijojë kushte për të shkuar vendi në zgjedhje. Ky është obligim i partive politike dhe Kuvendit të Kosovës. Është proces politik i cili mund të imponohet qoftë edhe me protesta paqësore.
Ama me protesta paqësore. Dhuna e anarkia jo vetëm që shtrojnë rrugën e gjakderdhjes dhe vëllavrasjes sepse në këtë vend nuk ka veç njëra parti ‘popull’ por ‘popull’ kanë edhe të tjerët, por në radhë të parë do të dëmtojë edhe elektoralisht shkaktarët e dhunës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit